image Çekia fiton ndaj Kosovës, por ka edhe një mundësi që të kualifikohemi në Euro2020

Futboll

Sport/ Çekia fiton ndaj Kosovës, por ka edhe një mundësi që të kualifikohemi në Euro2020

news image

Çekia ka fituar ndaj Kosovës me rezultat 2 me 1 në takimin e zhvilluar në Plzen. Kosova ishte duke avancuar me golin e Atdhe Nuhiut, por pjesa tjetër e takimit u zhvillua në favor të çekëve.

Alex Kral ka realizuar dy gola për çekët duke i dhënë kështu fitoren e shumë kërkuar Çekisë.

Kosova mund të kualifikohet përmes Ligës së Kombeve pasi do të zhvillojë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

Kosova do të luaj të dielën në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë, ndeshjen e fundit në fazën e grupeve për kualifikime Euro2020./Gazeta Sinjali/