image Vojvoda asiston sërish në fitoren e Torinos ndaj Sampdorias

Futboll

Vojvoda asiston sërish në fitoren e Torinos ndaj Sampdorias

news image

Torino ka arritur që ta mposhtë edhe Sampdorian, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22-të në Serie A, raporton Sinjali Sport.

Skuadra e Torinos triumfoi në udhëtim ndaj Sampdorias me rezultat 1-2.

Edhe pse vendasit kaluan në avantazh me Caputon, kjo nuk ndikoi për mysafirët që ta arrijnë fitoren.

Singo i barazoi shifrat pas një asistimi fantastik nga mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, i cili për herë të dytë rresht asistoi për bashkëlojtarin e tij.

Më pas për golin e fitores u përkujdes Denis Praet, duke ia siguruar tre pikët e plota skuadrës.

Vojvoda me këtë asistim arrin në kuotën e tre asistimeve në elitën italiane, duke vazhduar me paraqitje të mira. /Gazeta Sinjali Sporti/