Një video emocionuese, publikuar nga mediat, ka bërë sot xhiro në rrjet dhe i ka emocionuar të gjithë.
“Fëmija mrekulli” është quajtur Erin e vogël pasi luftoi me koronavirusin për dy javë. Duartrokitje dhe lot nga infermierët e spitalit që ishin kujdesur për të.
Vogëlushja i ka kaluar dy javët e fundit në izolim, në spitalin pediatrik në Liverpul, ndërsa kishte qenë në kujdes intensiv.
Dje, infermieret që u kujdesën për vogëlushen, lajmëruan prindërit, Emma dhe Wayne, që vajza e tyre e ka kaluar tashmë rrezikun.
Në videon emocionuese që spitali ka postuar në rrjetet sociale është momenti emocionues kur vogëlushja ka dalë nga izolimi.
Ndër të tjera, në krah të videos shkruhet: “Mund të keni dëgjuar për vogëlushen 6 muajshe Erin, e cila është shëndoshë e mirë pasi fitoi betejën me Covid-19.”/ Gazeta Sinjali/