Në rrjet po qarkullon një video në të cilën shfaqet një vogëlush i cili po bashkëbisedon me të ëmën e tij. Ai po i tregonte asaj se si mësuesja nuk duhet ta dërgoj tek shkolla e kosovarëve pasi ai nuk është i tillë.
Por kur e ëma e pyet se çfarë është ai, vogëlushi shpërtheu në lot duke thënë: “Unë nuk jam kosovar, por shqiptar i Kosovës”.
Video është shpërndarë dhe nga shumë personazhe të njohur shqiptar.
Për të parë se si vogëlushi përjetoi momentin kur atij i thanë që je kosovar, ju ftojmë të ndiqni videon.