image Çfarë tregoi konferenca e fundit për media e Vuçiqit për çështjen e Kosovës?

Rajon

Çfarë tregoi konferenca e fundit për media e Vuçiqit për çështjen e Kosovës?

news image

Gjendja në veri të vendit është tensionuar dhe ka mobilizuar institucionet e sigurisë, për shkak të zhvillimeve të reja që ndodhën sot gjatë ditës në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, çfarë tregoi konferenca e fundit për media e Vuçiqit për çështjen e Kosovës?

“Përkundër marrëveshjeve të nënshkruara, qeveria nga Prishtina po imponon gjëra për të cilat nuk ka të drejtë, në radhë të parë popullit të veriut të Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e sotëm para opinionit.

Presidenti serb ka vazhduar duke thënë se situata në Kosovë është shumë e ndërlikuar dhe komplekse, duke shtuar se mendon se Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë më komplekse se sot.

“Kanë marrë vendim që t’i imponojnë gjëra për të cilat nuk kanë të drejtë, para së gjithash njerëzve në veri të Kosovës. Ata dërguan njësitet e tyre me 21 tonë karburant në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, me dëshirën që të ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime serbe. Duhet të fillojë sonte në mesnatë”, ka theksuar Vuçiq.

Sipas tij, shqiptarët i referohen Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, pika tre, e vitit 2011, sipas së cilës të dyja vendet mund të zgjedhin se cilat dokumente do të përdorin qytetarët e vendeve të treta për të kaluar kufirin administrativ, shkruan danas.

“Disa do të thonë se nuk duhet të jetë problem. Shqiptarët janë të bashkuar dhe i referohen marrëveshjes së nënshkruar nga Borko Stefanoviq dhe Edita Tahiri, edhe pse nga marrëveshja është e qartë se ndalimi nuk vlen për serbët nga veriu i Kosovës, por për ata që janë në tranzit”, vijoi tutje presidenti i Serbisë.

Pikërisht për këtë, thotë Vuçiq, ajo marrëveshje nuk duhet të vlejë për qytetarët nga veriu i Kosovës.

/GazetaSinjali/