image Vodhi para në një xhami të Prizrenit, gjykata e dënon me tre vjet burg

Drejtësi

Vodhi para në një xhami të Prizrenit, gjykata e dënon me tre vjet burg

news image

Gjykata themelore në Prizren ka dënuar me tre vite burgim të akuzuarin N.H. për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, përcjell Gazeta Sinjali.

Ai është shpallur fajtor për shkak se në janar të vitit 2020, në orët e mesnatës në një xhami në Prizren, ka dëmtuar derën e hyrjes, kurse më pas ka hyrë brenda dhe me forcë ja hapur kasafortën dhe ka marrë paratë që gjendeshin në të.

Kësodore ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 315 par. 2 nën par. 2.2 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarin N.H.,  e GJYKON: Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri viteve”, thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës./Gazeta Sinjali/