Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin F.K. si i dyshuar për kryerjen e disa rasteve të veprës penale të vjedhjeve.
I dyshuari, F.K., 51 vjeç, gjatë këtij muaji në lokacione të ndryshme në Ferizaj, dyshohet se ka kryer disa raste të vjedhjeve nga çantat dhe xhepat e qytetarëve.
Në dy raste nga viktimat femra janë vjedhur çantat ku në njërën çantë ka pasur 4.170 euro dhe 1.120 franga zvicerane, kurse në çantën e viktimës tjetër 90 euro dhe dokumente personale.
Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. /Gazeta Sinjali/