image Vodhi mbi 20 mijë euro para dhe stoli ari, Gjykata merr vendimin për ferizajasin

Drejtësi

Vodhi mbi 20 mijë euro para dhe stoli ari, Gjykata merr vendimin për ferizajasin

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor të pandehurin Y.A., i akuzuar për katër raste të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të bërë nga Gjykata Themelore në Ferizaj, i pandehuri është dënuar me burgim prej tre vjet dhe katër muaj, si dhe dënim me gjobë prej 200 eurove.

Gjyqtari individual i Divizionit Penal Shabi Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor të pandehurin për dy (2) vepra penale të vjedhjes së rëndë e shpalli fajtor dhe gjykoi me  dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet e katër (4) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind (200) euro”, shkruhet në njoftimin e gjykatës.

Y.A. akuzohet se me datën 13.01.2015, Shtime, nëpërmjet përdorimit të forcës me një shkallë të drurit ku ka hapur dritaren e katit të dytë të shtëpisë së D.SH., ku pasi ka hyrë brenda ka marrë stoli prej ari në vlerë rreth 2500-3000€ dhe para të gatshme rreth 50 €.

Kurse me datën 06.06.2015., i akuzuari Y.A., ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit, T.Z., në Shtime, ku kishte kontrolluar në të gjitha dhomat dhe në dhomën e fjetjes kishte marre 5.215 €, 5000 Franga zvicerane dhe stoli të ndryshme ari në vlerë prej 6.500 €, sipas të dëmtuarit dhe dokumentet  personale të tij.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Y.A. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të katër veprave penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 1 nënparagrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari individual i Divizionit Penal Shabi Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor të pandehurin për dy (2) vepra penale të vjedhjes së rëndë e shpalli fajtor dhe gjykoi me  dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet e katër (4) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind (200) euro.

I pandehuri akuzohet se më 13.01.2015, në Shtime me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme e që vetit të i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, me përdorimin e forcës me një shkallë të drurit ku përmes shkallës ka hapur dritaren e katit të dytë, ku prej aty ka hyrë brenda në shtëpinë e të dëmtuarit D.Sh ka marrë stoli prej ari në vlerë rreth 2500-3000€ dhe para të gatshme rreth 50 €, ndërsa më datë 06.06.2015, në shtëpinë e të dëmtuarit T.Z. në Shtime,  i pandehuri fillimisht e kishte kaluar murin në lartësi 2 metra e pastaj përmes një shkalle të metaltë kishte hipur mbi garazh prej aty në terasë, ku përmes derës së terasës kishte depërtuar brenda në katin e dytë ku kishte kontrolluar në të gjitha dhomat dhe në dhomën e fjetjes kishte marre 5.215 €, 5000 Franga zvicerane dhe stoli të ndryshme ari në vlerë prej 6.500 €, sipas të dëmtuarit dhe dokumentet  personale te tij.

I pandehuri Y.A. pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit gjyqësor është liruar nga akuza për veprën e tretë penale të vjedhjes së rëndë, pasi gjykata nuk ka gjetur se në veprimet e të pandehurit manifestohen elementet e veprës penale për te cilën akuzohet, andaj të njëjtin e ka liruar nga akuza se më 04.02.2015, në fshatin Talinovc i Muhaxherve Komuna Ferizaj, në shtëpinë e të dëmtuarës Xh.S. së bashku me dy persona tjerë P.K dhe K., me përdorimin e forcës, duke depërtuar brenda përmes derës së hyrjes në katin e dytë të shtëpisë pasi ka demuluar dhomën e gjumit ka vjedhur një sasi ari dhe atë 2×2.5 lira, me rreth dekorues, një lirë, dy zinxhirë qafe, dy rreth dore, katër unaza, një palë vathë dhe një telefon celularë “Alkatel” në vlerë mbi 3000 €, e pastaj janë larguar nga aty.

Po ashtu gjykata ka refuzuar akuzën për shkak të heqjes dorë nga ndjekja penale e prokurorit të shtetit, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Gazeta Sinjali/