Një person i moshës 21 vjeçare është arrestuar gjatë ditës së sotme në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari me datën 15 janar të këtij viti kishte hyr në një lokal në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë, ku nga aty kishte vjedhur dy laptopë dhe dy litra alkool.
“Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. D. H. lindur me 2001”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimi i dyshuari me të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48- Orësh. /GazetaSinjali/