image Vodhën stoli ari në vlerë të 5 mijë eurove në një lokal në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Siguri

Vodhën stoli ari në vlerë të 5 mijë eurove në një lokal në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

news image

Vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa private, institucione financiare, pompa derivatesh e biznese të ndryshme janë shndërruar në makth për qytetarët. Si pasojë e vjedhjeve atyre u shkaktohen dëme të mëdha financiare,  raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur pak ditë më parë në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se dy persona kanë hyrë me forcë brenda një lokali, ku kanë arritur që të marrin stoli ari në vlerë të rreth 5 mijë eurove. Të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur.

Pronari i lokalit ka denoncuar rastin në Polici, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga organet e hetuesisë, dje është identifikuar dhe është arrestuar njëri nga të dyshuarit, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ai të dërgohet në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin tjetër.

/GazetaSinjali/