image Vlora Dumoshi me telegram ngushëllimi për vdekjen e Ahmet Brahimajt

Kulturë/ Vlora Dumoshi me telegram ngushëllimi për vdekjen e Ahmet Brahimajt

news image

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, përmes një telegrami e ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e të ndjerit e Ahmet Brahimaj.

Sipas Dumoshit, Ahmeti ka qenë njeriu me të cilin është identifikuar baleti në Kosovë dhe  me angazhimin e tij, ka bërë që të njihet jo vetëm nga artistët e ata që merren me kulturë por edhe në fusha tjera.

Ahmet Brahimaj është prej njerëzve të parë që është marrë me balet dhe është edukuar në këtë fushë duke qenë prej gjeneratave të para të Baletit të Kosovës. Si një ndër balerinët e parë, ai ka formuar Ansamblin e Baletit në vendin tonë në vitet e 70-ta të shekullit 20. Ka luajtur në më se 40 premiera baleti e në shumë premiera tjera artistike duke pasur rolet kryesore në to duke u paraqitur me sukses. Përkushtimi me të cilin Ahmeti ka punuar ka bërë që ai përpos që ka fituar dhe gëzuar respektin e atyre që kanë pasur rastin ta njohin e të punojnë me të, ta marrin për frymëzim dhe nxitje për angazhim më të madh”, thuhet në telegramin e ministres Dumoshi

Më tej, ajo shton se baleti i Kosovës por edhe kultura shqiptare në përgjithësi ka humbur një figurë shumë të madhe duke e lënë një zbrazëti të pazëvendësueshme.

“Ahmeti do të kujtohet dhe do të mbetet i paharruar përmes veprave të shumta e gjurmëve të pashlyera që la pas. Mes bashkëpunëtorësh, shëmbëlltyra e tij do të mbetet përjetësisht udhërrëfyes i punës dhe angazhimit”, përfundon telegrami./GazetaSinjali/