image Putin lajmërohet pas fitores së Vuçiqit në zgjedhjet e djeshme

Botë

Putin lajmërohet pas fitores së Vuçiqit në zgjedhjet e djeshme

news image

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për “fitoren e tij bindëse” në zgjedhjet presidenciale.

Në një postim në Telegram, Putini shprehu shpresën se Vuçiqi do të vazhdojë të forcojë “partneritetin strategjik” midis Serbisë dhe Rusisë. Lajmin e bënë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.

Vuçiq u përball me një opozitë që zotohej të luftojë korrupsionin dhe të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit.

Presidenti serb siguroi një mandat të dytë pesë-vjeçar mes premtimit për paqe e qëndrueshmëri, ndërsa agresioni rus në Ukrainë e ka vënë Serbinë nën trysninë e perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj tradicionale me Moskën dhe aspiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, shkruan abcnews.

Vëzhguesit thanë se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 19:00, një orë para mbylljes së qendrave të votimit, ishte 54.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në krahasim me 44.9 për qind sa ishte në vitin 2020.

Rezultatet e para zyrtare nuk priten para së hënës në mbrëmje, por anketat flasin se presidenti Vuçiq është fitues që në raundin e parë ndërsa i dyti radhitet Zdravko Ponosh, një gjeneral në pension.

/GazetaSinjali/