image Osmani i dërgon telegram ngushëllimi familjes së Kadri Veselit

Sociale

Osmani i dërgon telegram ngushëllimi familjes së Kadri Veselit

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli për vdekjen e nënës së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Osmani tha se ajo ishte një grua që u sfidua, sakrifikoi e u dëshmua, duke kultivuar atdhedashuri në familje.

“Kujtimi për nënën mbetet i paharruar, ndaj e nderuar familje Veseli, jetoni me kujtimet më të mira për nënën Ajshe”, thuhet në telegram ngushëllimin e presidencës.

Kujtojmë se sot ka vdekur nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli. Vdekja e nënës së Veselit vjen 7 muaj prej kur atij i vdiq edhe babai.

/GazetaSinjali/