image Vjosa Osmanit i shkojnë në zyrë dy vizitore të veçanta

Kosovë

Kuvendi/ Vjosa Osmanit i shkojnë në zyrë dy vizitore të veçanta

news image

Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi të dy vajzave të saj.

Vogëlushet janë dy vizitoret e para në zyrën e saj të kryeparlamentares, shkruan Gazeta Sinjali.

Njësoj Vjosa Osmani e ka përshkruar fotografinë ku duken dy vajzat e saj në zyrën e kreut të Kuvendit.

Mirëmengjesi nga dy vizitoret e para pas marrjes së detyrës së re. ????

Posted by Vjosa Osmani on Tuesday, February 4, 2020

Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas marrjes së detyrës, Osmani u zotua se ky organ ligjvënës do ta mbikqyrë qeverinë e re. /Gazeta Sinjali/