Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur mjaft mirë donacionin e Bashkimit Evropian për ta luftuar koronavirusin.
Ajo i ka bërë ‘retweet’ njoftimit të BE-së për donacionin për Kosovën, duke ia vënë edhe një përshkrim.
“Një mik në nevojë është mik i vërtetë”, ka shkruar Osmani.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar dje se do të ndajë 5 milionë euro për Kosovën si ndihmë për ta luftuar pandeminë globale COVID-19, e cila deri tani i ka marrë jetën mbi 12 mijë njerëzve në botë.
Në Kosovë numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 30, ndërkaq sot është shënuar viktima e parë nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/