image Vjosa Osmani me një video-mesazh bëhet pjesë e fushatës kundër dhunës në familje

Kosovë

Thirrje/ Vjosa Osmani me një video-mesazh bëhet pjesë e fushatës kundër dhunës në familje

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një video-mesazhi të publikuar nga “UN Women”, ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë rastet e dhunës në familje.

Së fundi, pas masave të izolimit për parandalimin e përhapjes së pandemisë, rastet e dhunës në familje janë rritur.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në muajin mars u raportuan gjithsej 169 raste të dhunës në familje.

Që nga vendosja e masave të qëndrimit në shtëpi në luftën kundër përhapjes së koronavirusit të ri, në shumë vende të botës është raportuar për rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/unwomenkosovo/videos/534640657239708/