image Sali Berisha zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PD-së

Shqipëri

Sali Berisha zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PD-së

news image

Sali Berisha ka plotësuar dokumentet për kandidimin për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike që do të zhvillohen më 22 maj.

Lideri demokrat tha se bëhen fushata të paimagjinueshme kundër kandidimit të tij për kryetar partie, por megjithatë ai nuk do të heqë dorë.

“Dua të denoncojë fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit kundër kandidimit. A mund ta imagjinoni, se njeriu ka shpallë se do të kandidojë dhe bëhen emisione, a duhet të kandidojë Berisha. Kjo është e paimagjinueshme”, ka thënë ai, raporton oranews.

“Do të kandidojë, i kam plotësuar dokumentet, do i dorëzojë. Do kandidoj si dëshmi e respektit, e dashurisë e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve. Nuk mund të pajtohem me situatën që ndodhet Shqipëria”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/