image OHT kërkon bojkotimin e prodhimeve serbe

Prodhime Vendore

OHT kërkon bojkotimin e prodhimeve serbe

news image

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës duke qenë përfaqësuese e subjekteve hoteliere e turistike mbështet fuqishëm fushatën për bojkotimin e produkteve serbe .

OHT-ja nëpërmjet një postimi në Facebook kërkon nga të gjithë qytetarët e Kosovës e në veçanti anëtarëve të saj që të bojkotojnë çdo prodhim me prejardhje nga Serbia duke i zëvendësuar ato me prodhime vendore e në mungesë të tyre me prodhime nga vendet mike.

“Jemi të bindur që ky apel do të gjej mbështetje të fortë te subjektet hoteliere dhe turistike të cilat OHTK përfaqëson ngase udhëheqësit e tyre janë dëshmuar nëpër vite e dekada se e duan atdheun e tyre dhe se kanë bërë sakrifica sublime për liri duke u përballur me sfidat dhe furtunat e kohërave të kaluara që na i solli pushtuesi” thuhet në njoftim.

OHT-ja më tej theksojnë se atdhedashuria sot tregohet duke bojkotuar çdo gjë që vjen nga armiku serb.

/GazetaSinjali/