image Vjosa Osmani - Majlinda Kelmendit: Ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje

Kosovë

Vjosa Osmani – Majlinda Kelmendit: Ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje

news image

Kampionia olimpike e Rio 2016, xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, ka pësuar humbje qysh në luftën e parë të saj në Lojërat Olimpike Tokyo 2020, nga hungarezja, Reka Pupp. raporton Gazeta Sinjali.

Me këtë humbje, Kelmendi përfundoi rrugëtimin e saj në këto gara.

Mirëpo, përkundër kësaj, ajo ka marrë mbështetje të madha nga të gjithë, pikërisht për shkak se i solli medaljen e parë olimpike Kosovës në vitin 2016 dhe shumë medalje të tjera evropiane dhe botërore.

Presidentja e vendit, e cila ndodhet në Tokyo, ka reaguar pas disfatës së kampiones.

Osmani shkroi se Kelmendi ka realizuar ëndrrën e një populli të tërë, kur ngriti flamurin e bëri të dëgjohej himni i Kosovës në vendet që nuk na njohin.

E para e vendit tha se ajo që Majlinda ka bërë e tejkalon çdo medalje.

Majlinda për ne mbetet kampione olimpike e përhershme. Është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë, ajo që e ndriçoi emrin e Kosovës para krejt botës, ajo që ngriti flamurin tonë atje ku nuk arrinte askush tjetër dhe bëri që të dëgjohej e nderohej himni ynë në vende që nuk na njohin. Majlinda i solli Kosovës respekt më shumë se çdokush tjetër.

Ajo i dha motiv çdo fëmije, çdo të riu, e mbi të gjitha çdo vajze, për të luftuar për ëndrrat e veta e për t’u ringritur gjithnjë pavarësisht sfidave.

Faleminderit kampione, për këto e shumëçka tjetër. Sepse ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje. Pavarësisht rezultatit të sotëm, ti tashmë ke realizuar ëndrrën e një populli të tërë. Por jo vetëm falënderim Majlindë. Me ty jemi të gjithë, e arta jonë. Majlinda është Kosova!/Gazeta Sinjali/