Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka larguar fotografinë e presidentit, Hashim Thaçi nga zyra e saj.
Në vend të saj ka vendosur fotografinë e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është parë në takimin e sotëm, ku kryeparlamentarja Osmani e priti ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Kujtojmë se Osmani gjatë kohës sa ishte kandidate për kryeministre kishte deklaruar se fotografia mund të vendoset diku në ndërtesë, por assesi në zyrën e saj.
“Absolutisht jo në zyrën time. Nuk ka nevojë me ligj të mbahet. Por unë shpresoj se nuk do ta kemi për shumë gjatë Thaçin, por një president apo presidente tjetër”, kishte deklaruar Osmani./Gazeta Sinjali/