image Vjosa Osmani flet për ofertën e fundit të Albin Kurtit

Kosovë

Zgjedhje/ Vjosa Osmani flet për ofertën e fundit të Albin Kurtit

news image

Kandidatja për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur shkurt për ofertën e fundit të Albin Kurtit ndaj LDK-së për koalicion parazgjedhor.

Kur është pyetur nëse LDK do ta pranojë këtë ofertë të VV-së ajo ka thënë se mbetet të shihet në orët në vijim. Por ka konfirmuar se qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga LDK dhe VV.

“Sa ka gjasa [për koalicion  v.j] do të shihet në vijim”.

“E dyta që mund të konfirmoj se pavarësisht qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga LDK dhe VV pavarësisht çfarë do të ndodhen”, ka deklaruar ajo, shkruan Sinjali.

Më tutje, ajo për partitë e tjera ka thënë se mund të bëjën koalicion, por ka shtuar se kësaj radhe do të humbin.

“Ne nuk mëremi se carë thonë, por kësaj radhe e kemi plan me i mundur fort”, ka deklaruar Osmani./Sinjali/