image Vjosa Osmani e vë në dispozicion FSK-në për t'i dalë në ndihmë Kroacisë pas tërmetit të sotëm

Kosovë

Vjosa Osmani e vë në dispozicion FSK-në për t’i dalë në ndihmë Kroacisë pas tërmetit të sotëm

news image

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani i ka shkruar kreut të Kroacisë, Zoran Milanoviq, pas tërmetit 6.3 ballë që goditi sot këtë shtet, shkruan Gazeta Sinjali.

Në letrën që është publikuar në llogarinë e komandantes supreme, Vjosa Osmani, në Twitter, është bërë e ditur se kjo e fundit e ka vënë në dispozicion ndihmën përmes FSK-së, nëse një gjë e tillë kërkohet.

“Jam e gatshme të bëj gjithçka që varet nga unë për të ndihmuar autoritetet e Kroacisë dhe si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura të Kosovës, do të doja që përmes kësaj ta ofrojë ndihmën tonë kurdo që na kërkohet”, thuhet në letër.

“Si një forcë e shquar dhe e stërvitur mirë në misione të kërkimit dhe ofrimit të sigurisë, ne jemi në gjendje gatishmërie për ta ndihmuar popullin kroat në këto kohë të vështira”.

/Gazeta Sinjali/