image Vjosa Osmani e konfirmon edhe njëherë qëndrimin e saj kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë

Kosovë

LDK/ Vjosa Osmani e konfirmon edhe njëherë qëndrimin e saj kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka dalë kundër mocionit të votëbesimit të cilin e ka ngritur dhe do ta procedojë në Kuvend partia e saj.

Kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti tashmë ka dalë haptaz edhe eurodeputetja gjermane, njëherit raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ndërsa qëndrimin e saj e ka mbështetur Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim të mëhershëm në Twitter, Von Crammon ka thënë se do të ishte katastrofike nëse rrëzohet qeveria, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin.

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katstrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar ajo.

Duke i konfirmuar kështu mospajtimet për rrëzimin e qeverisë, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e ka përkrahur këtë qëndrim të deputetes gjermane, duke e pëlqyer postimin.

LDK tashmë veç ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin teksa është konfirmuar se tashmë ka siguruar edhe votat e AAK-së për rrëzimin e qeverisë. /Gazeta Sinjali/