image Vjena “mbyllet” deri në javën e ardhshme

Evropë

Vjena “mbyllet” deri në javën e ardhshme

news image

Vjena planifikon të zgjasë “mbylljen” e Pashkëve për pesë ditë, deri në javën e ardhshme, njoftoi mbrëmë ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober.

Të dy provincat, të cilat kanë të njëjtat kufizime si Vjena, nuk kanë marrë ende një vendim për të zgjatur “bllokimin”, raporton Reuters, përcjell Gazeta Sinjali.

Në Vjenë dhe në dy provincat e Austrisë së Poshtme që kufizohen me Hungarinë, janë konfirmuar një numër i madh i rasteve të infektimit me variantin britanik të koronavirusit, i cili transmetohet më shpejt dhe shkakton një gjendje klinike më të rëndë te pacientët.

“Për shkak të situatës alarmante, të dy provincat do të duhet të ndjekin shembullin e Vjenës”, paralajmëroi ministri Anschober.

Të gjithë ata që largohen nga provinca e Tirolit do të duhet të bëjnë një test të vlefshëm negativ për COVID-19 nga e mërkura./GazetaSinjali/