Sonte në qytetin e Vjenës disa të dyshuar me armë zjarri kanë shtënë në gjashtë lokacione të ndryshme, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur, prej tyre një oficer policie.
Shumë persona janë bllokuar në zona të ndryshme, pasi ministri i Brendshëm u bëri thirrje atyre që të mos lëviznin.
Ndërkaq, një qytetar grek rrëfen sulmin terrorist që e përjetoi.
“Ndodhi pranë një kishe. Miqtë e mi janë të mbyllur në katin e parë të një restoranti. Ata nuk lejohen të dalin sepse janë relativisht afër dhe ende nuk i kanë gjetur autorët. Jashtë ka snajperë dhe shumë oficerë policie. Në zonën ku ndodhi sulmi ka një rrëmujë të madhe” tha ai. /Gazeta Sinjali/