image Austria mirëpret uljen e tensioneve në Veri: Kemi shumë nevojë për stabilitet në rajon

Politikë

Austria mirëpret uljen e tensioneve në Veri: Kemi shumë nevojë për stabilitet në rajon

news image

Ministria e Jashtme austriake, përmes një shkrimi në Twitter ka përshendetur çtensionimin në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për angazhim ta palëve në dialog i cili prodhon normalizim.

Në një postim në Twitter, ministria austriake deklaroi se nevojitet stabilitet në rajon.

“Ne mirëpresim deeskalimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të mundësuar nga BE, SHBA dhe NATO-KFOR. Ne kemi shumë nevojë për stabilitet në rajon, angazhim urgjent dhe konstruktiv të të dyja palëve, si dhe progres real në dialogun për normalizim. Rrugës për në BE pa pengesa”, thuhet në njoftimin e MSP-së së Austrisë.

/GazetaSinjali/