Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka kundërshtuar tentativën e Presidentit Hashim Thaçi për propozimin e një mandatari të ri nga koalicioni PAN.
Duke u përgjigjur rreth iniciativës së fundit të kreut të shtetit, Haziri ka thënë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
“LDK konfirmon edhe një herë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet dhe se ne nuk jemi pjesë e asnjë zhvillimi që del nga kjo kërkesë.”, ka thënë nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. /Sinjali/