image Vjen reagimi i Klan Kosovës pasi Qeveria ia pezulloi licencën: Veprim i padrejtë, arbitrar dhe me primesa autokratike

Kosovë

Vjen reagimi i Klan Kosovës pasi Qeveria ia pezulloi licencën: Veprim i padrejtë, arbitrar dhe me primesa autokratike

news image

Televizioni Klan Kosova ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për “pezullim të certifikatës së biznesit”.

Sipas televizionit, Klan Kosova është njoftuar nga ministrja Rozeta Hajdari për këtë vendim rreth orës 18:00 dhe deri në këto çaste nuk ka marrë asnjë vendim zyrtar nga ministria.

“Klan Kosova asnjëherë deri më sot nuk ka pasur asnjë kontakt ose veprim nga ndonjë institucion i Republikës së Kosovës lidhur me çështjet për të cilat ministria ka ngritur dyshime. Klan Kosova asnjëherë nuk ka pasur rastin as të japë shpjegime çfarëdo në institucionet e shtetit lidhur pretendimet e ministrisë, të cilat sipas tyre kanë rrjedhur nga një shkrim spekulativ nga një portal online, vetëm një ditë më parë. Derisa nuk marrim njoftime të tjera, ne besojmë se ky veprim është krejt i padrejtë, arbitrar dhe me primesa autokratike, i pa bazuar në ligj, i cili në secilën rrethanë i bie tentim i mbylljes së një mediumi, tentim i shkeljes së lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes. Ne kemi ndërmarrë menjëherë masat që të konsultohemi me juristë, ndërkohë duke njoftuar të gjitha institucionet e shtetit, ambasadat e akredituara në Kosovë, organizatat ndërkombëtare të mediave dhe lirisë së shprehjes”, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/