image Vjen reagimi i Grenellit pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së

Kosovë

Vjen reagimi i Grenellit pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së

news image

Ka reaguar emisari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë.

Ky vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti, ku thuhet se MCC mirëpret vendimin e qeverisë për taksën dhe masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

Ai në Twitter ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili u shpreh i gëzuar për vendimin e marrë sot nga MCC.

“Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, shkroi Hoti.

Grenell, pas heqjes së reciprocitetit pritet që të nis angazhimin e tij për rinisjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Kështu është konfirmuar nga zyra e Grenell, se do të fillojë angazhimet e tij për procesin e dialogut, menjëherë pas heqjes së barrierave tregtare që po e pengojnë këtë proces./Gazeta Sinjali/