image Vjen paralajmërimi, do të ndalohet qarkullimi i kombi-busave në relacionin Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë

Sociale

Vjen paralajmërimi, do të ndalohet qarkullimi i kombi-busave në relacionin Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë

news image

Komuna e Mitrovicës ka paralajmëruar se ditëve në vijim pritet të merren masa për ndalimin e qarkullimit të kombi-busëve në relacionet Mitrovicë-Prishtinë dhe Vushtrri-Prishtinë.

Sipas kësaj komune, pas një takimi të drejtorit të drejtorisë së Inspekcionit, Valon Brahimit dhe drejtorit të drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, me këshilltarë të ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, zyrtarë policor të Trafikut Rrugor, si dhe drejtoreshën e Inspekcionit në Komunën e Vushtrrisë, Shqiponje Hajdari Mikushnica, është ardhur në përfundim që të merret një vendim i tillë.

Nga ky takim palët u dakorduan për fillimin e zbatimit të masave për ndalimin e qarkullimit të kombi-busëve dhe u pajtuan që takimi i tyre i radhës i cili do të mbahet pas një muaji të ketë rezultate konkrete në këtë drejtim.

/GazetaSinjali/