image "Më sulmuan derisa isha duke shëtitur me të dashurën"/ I riu nga Mitrovica denoncon në Polici se u sulmua afër palestrës

Siguri

“Më sulmuan derisa isha duke shëtitur me të dashurën”/ I riu nga Mitrovica denoncon në Polici se u sulmua afër palestrës

news image

Një qytetar është sulmuar sonte, në shëtitoren afër palestrës së sporteve në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima qe dyshohet se u sulmua është një serb.

Rasti dyshohet se ndodhi derisa viktima po kalonte kah ‘korza’ me të dashurën e tij, kur u përballë me sulm nga një qytetar.

Sipas informatave të para, viktima nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërkohë që Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për ta zbuluar motivin e ngjarjes dhe identifikuar sulmuesin.

/GazetaSinjali/