image Vjen edhe reagimi i Thaçit pas raportimeve se në Shtëpinë e Bardhë u diskutua ndarja e Kosovës

Politikë/ Vjen edhe reagimi i Thaçit pas raportimeve se në Shtëpinë e Bardhë u diskutua ndarja e Kosovës

news image

Pas emisarit amerikan, Richard Grenell, kundër deklaratave të analistit dhe specialistit të politikës së jashtme, Edward Joseph, i cili tha se në takimin e Uashingtonit u diskutua ndarja e Kosovës, ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi është shprehur i zhgënjyer që këto, siç thotë ai, trillime u janë atribuar atyre që po përpiqen të arrijnë këtë marrëveshje historike.

“Është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me lehtësi krijojnë planet e tyre të trillimeve (shkëmbim tokash, ndarje, autonomi) dhe ua atribuojnë atyre që janë duke u përpjekur të arrijnë edhe një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e planeve dhe lajmeve të rreme nuk do të ndihmojë këtë proces”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /Gazeta Sinjali/