Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka arrestuar të dyshuarin mashkull sepse i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të tij.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjete dhe sekuestruar: një pushkë automatike, një pushkë gjysmë automatike dhe 376 fishekë të dy llojeve të kalibrave”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas policisë viktima pas intervistimit me pëlqimin e saj është dërguar në shtëpi të sigurt, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.