image "Vjehrri po më kërcënon me armë", policia bastis një shtëpi në Prishtinë

Siguri

“Vjehrri po më kërcënon me armë”, policia bastis një shtëpi në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka kryer bastisje mbrëmë në një shtëpi në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues e ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali.

Në oborrin e kësaj shtëpie shihen forca të shumta të policisë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se arsyeja e bastisjes ka qenë raportimi i një gruaje se është kërcënuar me armë zjarri nga vjehrri i saj.

Në këtë shtëpi, Sinjali mëson se policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një pushkë –punim dore dhe një pushkë tjetër të çmontuar.

Këto burime kanë bërë të ditur se për këtë rast nuk është arrestuar askush./Gazeta Sinjali/