image Vjehrri i bën presion, e mitura në Gjakovë tenton të vetëvritet

Kosovë

Dhunë/ Vjehrri i bën presion, e mitura në Gjakovë tenton të vetëvritet

news image

Policia e ka arrestuar vjehrrin e një të miture në Gjakovë.

Ai, sipas Policisë i kishte bërë presion bashkësortes së mitur të djalit, e cila më pas kishte tentuar të vetëvritet duke i prerë venat e duarve, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, vjehrri i saj është liruar.

Rasti po përcillet nga Policia në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/