Policia e ka arrestuar vjehrrin e një të miture në Gjakovë.
Ai, sipas Policisë i kishte bërë presion bashkësortes së mitur të djalit, e cila më pas kishte tentuar të vetëvritet duke i prerë venat e duarve, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, vjehrri i saj është liruar.
Rasti po përcillet nga Policia në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/