Dje, rreth orës 02:33 në rrugën e Pejës në Bresje të Fushë Kosovës, një person ka kërcënuar me armë zjarri (revole) dy punëtorët e një pike derivatesh dhe ua ka marrë paratë, raporton Gazeta Sinjali.
Punëtorët kanë raportuar në polici se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.
Policia nuk ka raportuar për persona të lënduar e as nëse është identifikuar i dyshuari.
“Rr. Pejës-Bresje, Fushë Kosovë 31.10.2020 – 02:33. Dy viktima meshkuj Kos. kanë raportuar se deri sa kanë qenë në vendin e tyre te punës në një pikë të derivateve, një person i panjohur nën kërcenim të armës (revoles) ua ka marrë një shumë të parave. Sipas viktimave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Nuk është raportuar për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/