image Vjedhje e rëndë në shtëpinë e policit Izet Demaj, të dyshuarit ndodhen në arrati

Kosovë

Siguri/ Vjedhje e rëndë në shtëpinë e policit Izet Demaj, të dyshuarit ndodhen në arrati

news image

Dyshohet se persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në shtëpinë e policit të ndjerë Izet Demaj, i cili u vra në detyrë në dhjetorin e vitit të kaluar nga hajni Kamer Metaj, gjatë kohës sa po plaçkitej një bankë në Istog.

Lajmin për vjedhjen në shtëpinë e Demajt e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Xhevat Ibra- zëdhënës i policisë rajonale të Pejës.

“Lidhur me rastin është thyer një shtëpi, bëhet fjalë për një rast të vjedhjes së rëndë dhe hetuesit i kanë kryer të gjitha ekzaminimet në vendin e ngjarjes, është njoftu prokurori në kohën e thyerjes sepse kjo ka ndodhur para disa ditëve”, konfirmoi Ibra për Gazetën Sinjali.  

Shtoi se rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve.

I pyetur se çka është vjedhur brenda shtëpisë, Ibra tha se detajet do të jepen porsa të arrestohet personi i dyshuar apo personat e dyshuar që janë në kërkim.

Izet Demaj nga Vrella e Istogut, u vra gjatë kohës sa po tentonte ta parandalonte një vjedhje në një bankë komerciale në Istog. /Gazeta Sinjali/