Një person është arrestuar dje në Kampusin Universitar të Prishtinës pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale ‘vjedhje’, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë në Prishtinë kanë bërë të ditur se i arrestuari është shtetas i huaj dhe se dyshohet se e ka vjedhur një telefon.
Gjithashtu Sinjali merr vesh se nga i dyshuari është konfiskuar telefoni dhe i njëjti i është kthyer viktimës.
I dyshuari për këtë rast sipas këtyre burimeve është intervistuar si dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.