Që nga fillimi i pandemisë është vërejtur një rritje e dukshme e tendencës për të kryer vepra penale të vjedhjeve, e për të cilën më së shumti pothuajse e kanë pësuar marketet, të cilat ishin cak kryesor i hajnave, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali përmes burimeve të saj mëson se në kamerat e sigurisë të marketit ETC në Klinë është vërejtur një person gjersa ishte duke vjedhur gjësende të ndryshme.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rastin e ka raportuar punëtori i sigurimit të këtij marketi.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga Prokurori, kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit. /GazetaSinjali/