Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur dje në Shkollën e Mesme Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin e ka denoncuar në Polici një arsimtar i shkollës, i cili ka deklaruar se disa të dyshuar, të panjohur kanë hyrë në kabinetin e tij dhe kanë vjedhur bateri, vlera e të cilave nuk dihet.
Lidhur me ngjarjen është konsultuar Prokurori i Shtetit dhe rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.