Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:35 të mëngjesit në shitoren e armëve të zjarrit “Katana” në Viti, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet brenda policisë se persona të panjohur me mjet të fortë e kanë thyer drynin dhe kanë depërtuar brenda në këtë shitore.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe pronari i kësaj shitore, Ardian Ibrahimi i cili ka thënë se për momentin ndodhet në stacion policor dhe se dyshon se nga lokali i tij më shumë janë vjedhur pistoleta.
Gjithashtu Gazeta Sinjali merr vesh se një automjet i tipit ‘Jeep x5’, ngjyrë e gjelbër është parë duke lëvizur në atë zonë gjatë kohës kur ka ndodhur vjedhja./Gazeta Sinjali/