Një lokal në rrugën “Muharrem Hoxha” në Prizren ka qenë target i hajnave orët e para të së hënës, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes raportit 24-orësh, policia njofton se të dyshuarit kanë hyrë në brendinë e lokalit rreth orës 03:50 të mëngjesit dhe nga aty kanë vjedhur 11 shtëpiza kompjuteri.
Gazeta Sinjali mëson se vlera e tyre është rreth gjashtë mijë euro.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/