Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën e 23 nëntorit në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person është ankuar në polici se disa persona kanë hyrë në zyrën e tij dhe nga kasaforta kanë marrë 3500 euro para të gatshme si dhe disa pako me cigare, vlera e të cilave ende nuk dihet.
“Rr. Shpetim Rrobaj, Prishtinë 23.11.2020 – 06:05. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në zyrën e tij dhe nga kasaforta kanë vjedhur rreth 3500 € para të gatshme si dhe disa pako me cigare vlera e të cilave ende nuk dihet. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh.
Një burim i ka thënë Gazetës Sinjali se bëhet fjalë për marketin “Viva Fresh Family”, që ndodhet në këtë rrugë dhe i cili nuk ka shumë kohë që është hapur. /Gazeta Sinjali/