Disa persona të panjohur mbrëmë rreth orës 23:25, kanë hapur me forcë derën e një shtëpie në fshatin Mohlan të Suharekës, ku kanë arritur të vjedhin armë, municion dhe para, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, të dyshuarit kanë vjedhur dy revole, tre karikatorë me nga 22 fishekë dhe një shumë parash.
Viktima ka raportuar në polici se në momentin e grabitjes askush nga familjarët nuk ndodhej në shtëpi.
“Fsh. Mohlan, Suharekë 09.10.2020-23:25. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur duke shfrytëzuar mosprezencën e familjarëve në shtëpi, kanë hapur me forcë derën hyrëse të shtëpisë dhe nga aty kanë vjedhur dy revole, tre karikatorë me nga 22 fishekë dhe një shumë parash”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/