Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Sali Saramati”, në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbrëmë rreth orës 23:30, hajnat kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie, duke u futur nga dritarja.
Sipas pronarit të shtëpisë, të dyshuarit kanë arritur që të vjedhin para të gatshme, stoli ari dhe një koleksion të orëve.
Rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/