image Vjedhje e rëndë në një banesë në Pejë

Siguri

Vjedhje e rëndë në një banesë në Pejë

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në një banesë në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se ankuesja femër ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj dhe kanë vjedhur stoli ari.

Rasti në polici po hetohet si “vjedhje e rëndë”. /Gazeta Sinjali/