image Vjedhje e rëndë në Leposaviq, vidhen kompjuterë në vlerë të 12 mijë eurove

Siguri

Vjedhje e rëndë në Leposaviq, vidhen kompjuterë në vlerë të 12 mijë eurove

news image

Garazhi ku një banor i fshatit Dobravë të Leposaviqit i mbante kompjuterët dhe pajisjet teknike u bë shënjestër e hajnave, të cilët kryen vjedhje aty, pasditen e 1 nëntorit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë i kanë thënë Sinjalit se vlera e kompjuterëve dhe pajisjeve që u vodhën është rreth 12 mijë euro.

Këto burime kanë bërë të ditur se prokurorja e rastit ka kërkuar që të hapet rasti “Vjedhje e rëndë” dhe të nisin hetimet për zbardhjen e tij.

Personat që kryen vjedhjen nuk janë identifikuar ende nga organet e hetuesisë./Gazeta Sinjali/