image Vjedhje e rëndë në Kllokot dhe Partesh

Siguri

Vjedhje e rëndë në Kllokot dhe Partesh

news image

Në rajonin e Gjilanit janë raportuar dy raste të vjedhjeve në objektet fetare, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në Kllokot disa të dyshuar kanë depërtuar me forcë në objektin fetare, me ç’rast kanë vjedhur para dhe një kositëse bari.

Pothuajse e njëjta ngjarje ka ndodhur edhe në Partesh. Në raportin e policisë thuhet se edhe atje janë vjedhë para dhe një serë.

Personat që kanë kryer aktin e vjedhjes janë ende të panjohur për ta. Ndërkohë, rastin po e heton policia. /Gazeta Sinjali/