Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje në fshatin Dimcë në Hanin e Elezit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se persona të panjohur kanë arritur që të vjedhin një armë zjarri nga një 44-vjeçar.
Ankuesi ka deklaruar në Polici se nuk ka ndonjë person në të cilin dyshon se mund të ketë kryer këtë vepër, teksa njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur rasti.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.